Rama me dy standarde, 4 vite më parë festoi fitoren e Zvicrës kundër Serbisë, sot flet për nacionalizëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi ‘Live’ të mbajtur në ‘Facebook’ është pyetur se pse ai nuk ka reaguar pas fitores së Zvicrës me Serbinë, konkretisht një reagim për dy lojtarët me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Rama e ka komentuar si nacionalizëm qesharak dhe të rrezikshëm festimin e shqiptarëve ndaj fitores së Zvicrës kundër Serbisë duke shtuar se nëse do e komentonte do t’i frynte zjarrit.

“Nuk jam kryeministri i Zvicrës por, i Shqipërisë. Nëse do ndaja dy shqiptarët që ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe. Çfarë do të bëja? Do ti përdorja për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze. Do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak. Nacionalizimi është sa qesharak edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme dhe kush e bën këtë me vjen keq. Nuk mund të shkëputen dy shqiptarë që janë qytetarë të një shteti si Zvicra. Dhe nuk mund të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike. Sa i përket sanksioneve lidhen me politikën e FIFA-s. E dini shumë mirë që është politikë strikte për të mos cënuar kuadrin sportiv nga asnjë lloj nuance politike”, tha Rama.

Por 4 vite më parë, Rama jo vetëm që ka reaguar ndaj fitores së Zvicrës ndaj Serbisë por, i ka quajtur dy golat e shënuar nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka si dhe festimin e tyre si historike.

Katër vite më parë Shaqiri dhe Xhaka festuan me shqiponjë, duke ngritur edhe njëherë flamurin shqiptar para Serbisë.

Në atë kohë, Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka postuar foton e dy lojëtarëve duke festuar dhe e ka cilësuar atë si foto e ditës.

Foto e postuar nga Kryeministri Edi Rama në 2018
Foto e postuar nga Kryeministri Edi Rama në 2018

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër pati shumë tensione por, në fund triumfoi Zvicra.

Lojtari me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka festoi fitoren dhe kualifikimin në 1/16 në Kupën e Botës me një fanellë të veshur e cila kishte mbishkrimin “Jashari”, e cila mendohet se i përket një ish-komandantit të UÇK-së, i vrarë nga forcat serbe.

Pavarësisht justifikimeve të Xhakës, të cilat ai u përpoq t’i sqaronte duke shpjeguar se ai nuk ka qëllim politik, por dëshiron t’ia kushtojë fitoren futbollistit Ardon Jashari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *