Rama me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për investimet në burimet e rinovueshme të energjisë

Një politikë e re energjetike e bazuar në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë është një temë kyçe në të gjithë botën, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç në hapjen e konferencës rajonale në Beograd “Mundësitë e investimit në burimet e rinovueshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Do të duhet të bëjmë shumë reforma, të ndryshojmë zakonet, por duhen edhe investime të mëdha, madje nga 16 deri në 30 miliardë euro në vitet e ardhshme”, tha ai dhe shtoi: “Do të duhet ta bëjmë sa më shpejt, përndryshe do të përballemi me një fatkeqësi”.

Kjo konferencë mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor në Beograd. Në konferencë, përveç presidentit serb Aleksandar Vuçiq, marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, Mali i Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Takimi organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë në bashkëpunim me Aleancën Nordike të Biznesit, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Presidenti i Serbisë ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram se pritet që pjesëmarrësit e konferencës të gjejnë zgjidhje më të mira për një të ardhme më të mirë të përbashkët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *