Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu pohon se kryeministri Edi Rama harxhon paratë e shqiptarëve për ndjekës fallso në ‘Facebook’.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balliu shkruan se Rama duhet të mbajë përgjegjësi për krimet që ka bërë dhe se nuk ka shqiptar që e mbështet atë.
Postimi i plotë:
KRYEMINISTRI FAKE ME PARATË E TAKSAPAGUESVE SHQIPTAR
Edi Rama harxhon pafundësisht para për ndjekës fallco në Facebook.
E vërteta është se s’ka asnjë shqiptar që mbështet dhe ndjek një antishqiptar si Edi Rama. I mbetur vetëm tashmë Edvini blen ndjekës nga Kina dhe Bangladeshi.
Edvin nuk të ndihmojnë as profilet fallco nga Bangladeshi apo Kina, tashmë je i VETËM.
Ka ardhur koha dhe patjetër do të mbash përgjegjësi për paratë që u ke vjedhur shqiptarëve dhe krimet që ke bërë.