Rama me tabelë pagash në dorë: Punëtorit të skelës do t’i japësh 68 mijë lekë ose s’ka tendera nga shteti

 

Kryeministri  Rama mblodhi ditën e sotme në takim një kompani private në fushën e ndërtimit. Teksa po i mëshonte fort pagës së punonjësve të ndërtimit, Rama deklaroi se nuk do pranojnë më kompani ndërtimi që kërkon para nëse nuk i paguajnë 68 mijë lekë punëtorët.

“Ne po formulojmë një draft që do kalojë në parlament, ne nuk do pranojmë më kompani ndërtimi që kërkojnë para taksapaguesve për të ndërtuar rrugë, çerdhe, kopshte apo çfarëdo tjetër, e nuk do i pranojmë edhe nëse kërkojnë leje ndërtimi nëse japin paga të tilla. Nuk i financojmë dot se i bie përdorin instrumentin e abuzimit të njeriut, e trajtojnë punën si shfrytëzim.

68 mijë që është një pagë mesatare e lidhur me çmimin. Kjo 68 edhe më shumë do bëhet, pas zgjedhjeve do bëhet edhe më shumë”

Këtë prezantim, ai e shoqëroi me një tabelë ku ishte shënuar si shembull, ndarja e pagave në kompaninë private.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *