Kryeministri Edi Rama dha lajmin se në qytetin e Fierit po planifikohet të ngrihet një degë e Universitetit të Tiranës, fakultet mjekësie dhe infermierie për ta lidhur këtë fakultet me spitalin memorial rajonal në këtë qytet.
Në një takim më të rinjtë e Fierit, Rama tha se Shqipërisë i duhen universitete të lidhura me botën me programe të përbashkëta dhe diploma të përbashkëta.
“Kemi folur për të hapur një degë, fakultet për mjekësinë dhe infermierinë duke shfrytëzuar spitalin memorial. Jemi duke punuar por hapja e një fakulteti të ri nuk është siç hapeshin më parë dhe që u jepej studentëve iluzioni që po diplomoheshin. Ne po punojmë për këtë dhe njëkohësisht po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e universiteteve. Na duhen universitete të lidhura me botën me programe të përbashkëta dhe diploma të përbashkëta”, tha Rama.