Kryeministri Edi Rama sot është kthyer në një moderator emisioni. I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Edi Rama lexoi hyrjen e skaletës, bëri disa batuta dhe më pas u spostua drejt karriges së të ftuarit. Ndërsa shtoi se ia zuri vendin drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipi, për të treguar që mund të zinte çdo lloj karrigeje.
“Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Si njeriu më i ekspozuar u ftova te “Të Paekspozuarit” dhe mu rezervua një karrige e keqekspozuar. Pas një debati jodemokratik me autorin e emisionit, zura karrigen që më takon, thjesht për të thënë që unë mund ta marr edhe këtë karrige, por jo për të qëndruar këtu. Kështu që, duke ju falenderuar për faktin që jemi përballë ekranit dhe duke ju siguruar që të ekspozohem, edhe pse më shikoni në televizion çdo ditë, mbase nuk ju kanë rënë në vesh, ose mbase unë nuk ka dashur t’i them disa gjëra, por Ylli Rakipi është këtu bashkë me dy kolegë të Yllit, jo të mitë që të mi nxjerrin. Faleminderit dhe për publicitet po ju kaloj Ylli Rakipin,”-tha Edi Rama.