Rama merr në selinë e PS-së ‘heroin’ i cili parandaloi sulmin në sheshin ‘Skënderbej’, policia: Autori ka përplasur 3 automjete

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton me të riun i cili ndaloi agresorin në sheshin ‘Skënderbej’. Klodian Elqeni është heroi i cili parandaloi sulmin që ndodhi në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Bashkë me dajën e tij, Baki Albina, kanë shkuar në selinë e PS-së e cila ndodhet pranë sheshit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Lidhur me ngjarjen në fjalë, detajet e para janë përcjellë nga ana e Policisë së Tiranës. Sipas policisë, në sallën operative ka ardhur njoftimi se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike. Këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të policisë, nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme, duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej”, duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *