Duke marrë shkas nga një video e publikuar nga kryedemokrati Basha, i cili bënte thirrje që vota e shqiptarëve të shkojë për një model kundër dhunës, me theks të veçantë ndaj Ramës, një kundërpërgjigje ka ardhur nga ky i fundit. Basha i referohej modelit të dhunës ndaj femrave, e mbi të gjitha gazetareve të cilat janë ndjerë të fyera në disa prej daljeve të kryeministrit Rama.
Por kreu i qeverisë nuk ka qëndruar në heshtje, duke ia kthyer Bashës një përgjigje thumbuese. Ai i drejtohet kreut të PD-së që vajzat e shqiptarëve ti ruajë nga ish-kryeministri Berisha e presidenti Meta.
“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!’, shkruan Rama në Twitter.
Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!https://t.co/dFwAo2Yr23
— Edi Rama (@ediramaal) March 16, 2021