Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e Argjentinës në Botëror. Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook një fotografi të Messit me Maradonën teksa ka shkruar: ?Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell??♂️”
Argjentina triumfoi duke mundur Francën me penallti në një finale emocionuese – më e mira ndonjëherë. Argjentina ka fituar Kupën e Botës 2022 për herë të tretën herë në histori, pas 36 vitesh ndërsa për Messin ishte trofeu që i mungonte dhe e kishte ëndërr që në fëmijëri.