Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, punonjësve të OSHEE-së dhe Shëndetësisë të cilët kanë qenë në terren për shkak të përmbytjeve në Qarkun e Shkodres dhe të Lezhës.
Sipas kryeministrit, ky përkushtim tregon se sa përpara ka bërë shteti shqiptar.
Rama: Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë.