Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të qytetarëve në Facebook, ku ka dhënë lajmin e mirë për mjekët infermierët, mësuesit dhe zjarrfikësit, të cilët do të përfitojnë rritje page.
Rama tha se rritja e rrogave, do të vijë si pasojë e rritjes së inflacionet.
“Një rritje page për zjarrfikësit, as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë e as i përgjigjet objektivit tonë se është një rritje për këtë tremujor ndërkohë me buxhetin e ri do ketë tjetër rritje siç do ketë dhe për mjekët infermierët dhe mësuesit.
Dua t’u them gjithë punonjësve zjarrfikës jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie ndoshta që nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për gjithë kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat, ndërkohë që menjëherë me buxhetin e ri si do parashikojmë një tjetër rritje për të vijuar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët do ketë rritje për zjarrfiëksit, mjekët, infermierët e mësuesit”, tha Rama.
Lexo edhe:
https://www.priza.al/2022/10/01/ndertime-pa-leje-ndodhin-edhe-ne-vende-te-tjera-rama-kemi-ulur-me-10-fishin-ndertimet-e-paligjshme/
https://www.priza.al/2022/10/01/rama-ne-nentor-do-te-vendoset-fasha-per-rritjen-e-energjise-elektrike/
https://www.priza.al/2022/10/01/ndertimet-pa-leje-rama-u-kallezuan-kryetare-bashkish-te-ps/