Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me raportet të cilat komentojnë ecurinë e vendit, nga ana sociale, ekonomik, ligjore etj.
Rama në ‘Twitter’ shkruan se për të ka vetëm një raport të besueshëm dhe ai është i Bashkimit Europian, duke hedhur poshtë raportet e tjera.
Postimi i plotë:
Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time.