Ka rinisur seanca plenare maratonë që pritet të ketë debate për programin e qeverisjes. Në këtë seancë nuk është i pranishëm kryeministri Rama, ndërkohë që PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën. Deputeti i PD Alfred Rushaj tha opozita e respektoi detyrimin kushtetues.
“Opozita ndenji në seancë dhe dëgjoi lloj-lloj gjërash që vetëm me programin nuk kishin të bënin. Kërkojmë që të ndërpritet seanca, të vijë kryeministri dhe të dëgjojë propozimet e opozitës”, deklaroi Rushaj.
Nga ana tjetër kreu i PD Lulzim Basha, të cilit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar të flasë pa ardhur kryeministri në sallë.
/Priza.al/