Një ditë pas fjalimit kritik të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama sot e ka nisur ditën me një fotoalbum nga takimet e zhvilluara atje.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, krahas fotove Rama shkruan se dje ishte një ditë e veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.