Rama ndan pamje nga gjimnazi në Korçë: Me kushte dinjitoze për 340 nxënës

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka publikuar pamjet e gjimnazit të ri “Ymer Dishnica”, në Korçë.

Rama shkruan se ky gjimnaz është gati për të pritur me kushte dinjitoze 340 nxënës dhe mësues këtë vit të ri shkollor.

“MIRËMËNGJES
dhe me gjimnazin e ri “Ymer Dishnica” në Korçë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, që është gati për të pritur me kushte dinjitoze 340 nxënës dhe mësues këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”. shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *