Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Samiti i Berlinit, ku ndodhi edhe fotoja familjare me liderët e tjerë. Në një moment të veçantë, Rama u pa duke biseduar me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe Albin Kurtin.
Samiti synon të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, më pranë Bashkimit Evropian. Aktualisht, vetëm Kosova nuk ka statusin e kandidaturës për anëtarësim në BE.