Rama ndan pamjet e projektit ‘Durrës Yachts & Marina’: Hap vendimtar, do jetë me i madhi në Mesdhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me projektin  “Durrës Yachts & Marina” për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se dje u hodh një hap vendimtar që tashmë do t’i hapë rrugë ndërtimit të portit turistik më të madh në Mesdhe.

Sakaq ka falënderuar presidentin e Emirateve të Bashkuara pas fondit të prej 2 MLD të dhënë prej këtij të fundit.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *