Një murale në kujtim të këngëtares së muzikës shqiptare po krijohet në godinën e Radio Televizionit Shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për krijimin e murales nga artisti Maximiliano Debasko.
“Muralja e bukur në Tiranë, ku po përjetësohet këngëtarja e madhe shqiptare Vaçe Zela”, shkruan Rama.
Këtë murale po e realizon artisti me famë ndërkombëtare Maximiliano Debasko, i cili ka realizuar në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare.