Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook shkruan se gjimnazi “Isa Boletini” në Vlorë është një tjetër shkollë e re që do të hapë dyert në fillimin e vitit të ri shkollor.
Rama shprehet se ky gjimnaz është me standardet më të mira për 350 nxënës dhe mësuesit me 23 klasa të reja, 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër moderne.