Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet në kantierin e Poligonit të parë publik në Fushë-Prezë.
Ai ka njoftuar se objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, si edhe stacion trajnimesh profesionale.
Sipas Ramës, kompleksi me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.
“Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë
Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale
Kompleksi me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, ka shkruar ai krahas fotove.