Po vijojnë punimet në Lunelin e Llogarasë. Pamjet nga puna që po kryhet në këtë kantier janë ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama.
“Mirëmëngjesi dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për finalizimin e tij, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri.
Kostoja e këtij projekti është 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit. Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.