Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet pranë spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme janë drejt përfundimit.
Rama në ‘Facebook’ shkruan se ky spital do jetë i pajisur me 350 shtretër të rinj, ku thekson se i përmbush të gjitha standardet europiane.
Postimi i plotë:
Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde europiane.