Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhi i Durrësit ku po punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal. Ai shkruan se janë në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër.
Ndërkohë shprehet se paralelisht po punohet me projektin e Rilindjes Urbane të Durrësit.
“MIRËMËNGJES
dhe nga plazhi i Durrësit, ku paralelisht me projektin e Rilindjes Urbane të tij, punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër, ju uroj një ditë të mbarë” – shkroi Rama.