Rama: Ndërkombëtarët nuk janë kundër amnistisë fiskale, kanë rezervat e tyre

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me projektligjin për amnistinë fiskale.

Në një intervistë për “EuroNews”, Rama deklaroi se partnerët ndërkombëtarë kanë rezervat e tyre, ndaj dhe Shqipëria po punon për adresimin e tyre.

“Ne nuk kemi asnjë institucion ndërkombëtar, dhe asnjë partner ndërkombëtar. Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike.

Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit. Sepse dakord këtë ja kemi bërë veten ne si shumë të mirë që jemi me njëri tjetrin duke e bërë Shqipërinë si vend të drogës. 1% e shqiptarëve që merren me krime në botë, nuk mund të njollosin 99% të popullsisë tjetër”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *