Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa Rama shprehet se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve.
Ai shtoi se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë. Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.