Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku e pret një takimi me liderët e Ballkanit Perëndimorë.
Rama ka ndarë një foto me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian ku takohen miqësisht.
“?Bruksel – Me Josep Borrell, Shefin e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian?????”, shkruan Rama.
Sipas raportimeve, në fokus të bisedave do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Ballkani i Hapur. Mësohet se tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.