Në Durrës, po prezantohen sot tre projekte për ndërtimin e stadiumit të ri ‘Niko Dovana’. Kryeministri, Edi Rama, i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve finaliste, tha se në fushën e sportit në Durrës, duan që të bëjnë shumë tepër, e që synojnë që ta kthejnë këtë qytet në një destinacion të talenteve të reja.
‘Uroj që të kemi sot një tjetër projekt spektakolar si ai që kemi zgjedhur në Korçë, ku kemi pasur tre alternativa interesante. Jemi të vendosur që të bëjmë për Durrësin shumë më tepër akoma. Durrësi ka përpara një të ardhme e cila është gjithnjë e më e afërt e cila është shumë domethënëse dhe kuptim plotë. Në fushën e sportit duam të bëjmë shumë më tepër. Ky është një nga projektet, projekti tjetër është që të kthejmë Durrësin dhe një destinacion të talenteve në shkallë kombëtare dhe rajonale.’- tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se me ndërtimin e Akademisë së Futbollit në Durrës, e shtoi se nëse do të ketë një Akademi të Dytë në Ballkan, bashkia do të jetë Partnere. Rama po ashtu u shpreh se Durrës City do të jetë një bërthamë që do të zhvillohet, e më vonë do të kthehet edhe si një skuadër futbolli më vete. Rama tha se janë mbi 100 mijë të rinj djem e fëmijë që janë të regjistruar në sistemet futbollistike Evropiane.
‘Kemi marrë eksluzivitetin që të jemi këtu një qendër për të gjithë rajonin për të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë. Nëse do të bëhet një akademi e Dytë në Ballkan, bashkia e Durrësit do të jetë partnere. Duhet të ngremë grupin tonë këtu. Durrës City do të jenë një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen edhe si një skuadër më vete. Akademia dhe Shkolla e futbollit do ti shërbejnë të gjitha klubeve në Shqipëri. Akademi është në shërbim të të gjitha klubeve të cilat bazuar në seleksionimin që bëhet për sportistët. Numri i djemve të rinj që janë të regjistruar në sistemin e futbollit në Shqipëri dhe atyre që janë të regjistruar në sistemin e futbollit evropian është marramendës. Janë mbi 100 mijë të rijnë djem fëmijë shqiptarë që janë të regjistruar në sistemet futbollistikë Europaine.’- tha Rama.
Edhe Korça do të bëhet me stadium të ri dhe projekti fitues është shpallur ‘Cebra Architecture’. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.