I pyetur se kush mendon se do t’i fitojë zgjedhjet në Turqi, Kryeministri Rama është shprehur në Greqi se është i njëanshëm duke qenë se është mik i Presidentit Erdogan.
“Unë jam i njëanshëm, jam mik i Presidentit Erdogan. Kështu që mos më pyesni se s’do ju pëlqejë përgjigja ime. Unë mendoj që pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve unë mendoj se presidenti Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij. E ka ndryshuar shumë Turqinë. Sigurisht që ka gjëra për të përmirësuar por në raport me BE mund të them që gjëja është komplekse”, tha Rama.