Në vijim të vizitës zyrtare në Japoni, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Fumio Kishida. Rama tha se në takim me homologun kinez, ranë dakord që Shqipëria e Japonia të dënojnë agresionin rus në Ukrainës.
Ndër të tjera Rama vlerësoi angazhimin e qeverisë në Japoni për të vendosur një ambasador për Ballkanin Perëndimor.
“Japonia është një vend që ne e respektojmë dhe e adhurojmë. Dhe të jesh këtu, të ndajmë mendimet tona me homologët japonezë dhe të diskutojmë së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët, është një përvojë që e mirëpresim me përulje.
Unë jam duke vizituar Japoninë pas tri zgjedhjeve të fituara dhe uroj shumë që ju kryeministër të vizitoni së shpejti Shqipërinë dhe rajonin. Është një lajm i mrekullueshëm të dëgjosh që qeveria juaj po angazhohet të vendosë një ambasador për Ballkanin Perëndimor sepse, siç unë përmenda gjithashtu gjatë bisedimeve tona, është me rëndësi vendimtare që Japonia të jetë më shumë e pranishme në rajonin tonë.
Ne jemi bashkë në Këshillin e Sigurimit dhe siç thatë ju, ne kemi bashkuar forcat për të mbështetur Ukrainën dhe bashkërisht dënojmë agresionin rus. Është një shkelje totalisht e papranueshme e së drejtës ndërkombëtare dhe një sulm totalisht i papranueshëm ndaj integritetit territorial të një vendi tjetër. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me miqtë dhe aleatët japoneze në Këshillin e Sigurimit dhe jemi shumë të nderuar që e bëjmë këtë.
Siç e përmendi Kryeministri, ne e kemi parë me shumë interes strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare që ai ka bërë dhe i shpreha vlerësimin tim më të thellë për këtë dokument të thellë që mbulon çështjet e kësaj kohe të vështirë në një mënyrë shumë frymëzuese.
Dua ta mbyll pjesën time duke iu bashkuar kryeministrit të nderuar për të theksuar nevojën dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të forcuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe për të parë më shumë zhvillime mes dy vendeve tona.
Sigurisht që jemi të largët gjeografikisht, jemi të ndryshëm, Japonia është e madhe, ne jemi të vegjël; Japonia është e pasur, ne nuk jemi aq të pasur, por në një botë që është gjithnjë e më e shqetësuar nga kriza e papritur, ne besojmë fort se pavarësisht dallimet ato që na bashkojnë janë vlerat. Dhe të jesh pjesë e kësaj familje vlerash është më e rëndësishme sot se dje dhe mund të jetë më e rëndësishme nesër se sot.
Kështu që duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni siç mund të bëjnë edhe japonezët në Shqipëri. Ne e presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet dhe përsëri dua të falënderoj me gjithë zemër kryeministrin, ambasadorin japonez në Shqipëri, të gjithë ata që u treguan kaq të sjellshëm me ne gjatë këtij qëndrimi të shkurtër në Tokio dhe gjithashtu të gjithë gazetarët e pranishëm këtu.”- u shpreh Rama.