Kryeministri, Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministren finlandeze Sanna Marin, e cila vizitoi sot Tiranën.
Rama tha se në ditët e sotme dyert e NATO duhet të jenë të hapur për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë.
“Në çdo aspekt, këto 2 vende janë një vlerë e shtuar e NATO. Në ditët e sotme dyert e NATO duhet të jenë të hapur për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën dhe nuk është pak. Kam dëshirën t’i uroj kryeministres çdo të mirë, kur erdhi më tha është koha shumë e bukur. Shpresoj që vizita dhe se e shkurtër di jetë e mjaftueshme të mendohet të vijë përsëri me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”, tha ai.