Kryeministri Edi Rama këtë të hënë turin e tij falenderues për mbështetësit e ka vijuar në Korçë.
Kryesocialisti nga Korça është shprehur se është për të ardhur keq nëse ne mendojmë se vota e qytetarëve është një tregues që jemi të pamposhtur, por jo ajo votë është sfida më e madhe që ne kemi ndër këto vite.
Rama është shprehur se PS ka dalë forcë e parë në këto zgjedhje, kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë të kënaqur me ne, por kanë pritshme nga puna jonë.
“Është nder i veçantë që ne na jepet mundësia që të bëjmë për komunitetet dhe për njerëzit por arsye kryesore që më shtyu të bëj këtë tur është se jam shumë në merak sesi ne do ta lexojmë dhe si duhet që ta kuptojmë këtë votë që transformoi hartën e Shqipërisë si asnjëherë më parë. Që PS jo vetëm si kandidat por edhe si forcë politike e parë në këshillin bashkiak, në Tropojë, Kamzë, Shkodër, Dibër, nuk ka ndodhur asnjëherë por çfarë ka ndodhur. Kur them ne nuk kam parasysh kryebashkiakët port ë gjithë, tek anëtarët, tek deputetet tek unë, larg qoftë të mendojmë se vota e 14 majit është vota e kënaqësisë nga qeverisja jonë, unë mendoj se ato nuk janë të kënaqur nga ne por presin shumë më tepër nga ne.
Njerëzit janë të pakënaqur me ne kjo është e vërteta, por kanë pritshmëri të madhe nga ne dhe mendojnë se vetëm ne mund ti bëjmë ato gjëra për të cilët ato kanë nevojë. Kjo është e jashtëzakonshme për ne, na kanë hedhur një dorashkë duke thënë vetëm përpara na kanë thënë ja urdhëro merreni na çoni përpara. Por e keqja është nëse ne do ta mendojmë veten si të pazëvendësueshëm, por me 14 maj ato votuan që ne të mendojmë gjithnjë e më shumë si qytetarë dhe jo ti mendojmë si tifozë të partisë. Vota jonë nuk do të ishte kaq e madhe nëse edhe të djathtët nuk do na votonin”, ka thënë Rama.