Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë.
Mësohet se ai ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE).
Ka qenë vetë zoti Rama që ka postuar pamje nga takimi në fjalë, që nga pritja dhe deri në përmbyllje me përshëndetje dhe falënderime. Siç shihet edhe nga pamjet, kreu i qeverisë, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë kanë respektuar masat anti-covid, duke vendosur edhe maskën.
/Priza.al/