Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me mbledhjen e dy qeverive atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se në atë takim Rama do të tentojë përsëri të servirë në një “tabaka” si ëmbëlsirë “Ballkanin e hapur”, por ai e quan ‘helm’ i kuzhinës së Serbisë.
Sakaq shton se Rama sot përpara takimit ndërqeveritar duhet të sqarojë pse censurohet Mocioni e Rezoluta për njohjen e genocidit serb në Kosovë.