Rama në telefon me Evis Kushin, ministrja i kërkon zgjatjen e orës policore, ja përgjigja e tij

Në morinë e bisedave me drejtues qarqesh apo kryesues te listave, kryeministri Edi Rama ka telefonuar ditën e sotme ministren e Arsimit, Evis Kushi, e  cila është edhe e para për Elbasanin.

Ajo e ka informuar mbi ecurinë e fushatës në Elbasan, teksa ka pasur edhe një kërkesë. Bëhet fjalë që të zgjatet ora policore përtej 20:00.

Rama zbuloi se një kërkesë të tillë e ka bërë te Komiteti Teknik i Ekspertëve, dhe në fund do të jenë ata që do të thonë fjalën e fundit.

Biseda
Edi Rama: O zysha ku je se ngela duke i ra telefonit.

Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë.

Edi Rama: Si shkojnë punët?

Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit. Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë.

Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.

Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Edhe tek të djathtët trokasim dhe na e hapin derën.

Edi Rama: Çfarë thonë?

Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutojmë kërkojnë. Ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për rrezikun.

Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Janë ati shtet.

Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.

Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?

Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI po na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.

Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë  rekrutuar me vende pune.

Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.

Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë.

Evis Kushi: Kam një kërkesë me qytetarët kanë merakun e orën policore kërkojnë ta zgjasin

Edi Rama: Një kërkesë ua kemi çuar, atyre nuk u flitet kollaj ua kemi bërë një kërkesë. Ata janë shumë të shqetësuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *