Rama: Në Ukrainë godasin bombat, por në Europë po godet kriza energjetike

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së  organizuar në Beograd nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”  e cilësoi atë një mundësi të shkëlqyer dhe një mbledhje vërtetë të nevojshme në këto kohë lufte.
“Kur bombat godasin diku në Ukrainë, kriza energjetike dhe inflacioni i luftës kanë goditur kudo në Europë e përtej saj, përfshi vendet tona. Nuk ka asnjë dyshim se në këto kohë kaq të vështira, ajo që kemi thënë më parë kur nisëm ‘Ballkanin e hapur’ dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal bëhet gjithmonë e më e dukshme”, tha Rama.
Rama tha se “na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe për sa i takon energjisë duhet të shkojmë përtej tregjeve tona pasi në të kundërt ende mbetemi tregje të vogla”.
“Kjo është ajo çfarë na duhet e kemi nevojë. Nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme. Duke vepruar në nivel rajonal sa i takon tregut të energjisë mund të kemi një qasje më të lehtë në financime dhe partneritete shumë më të forta me sektorin privat”, tha ai.
Kryeministri e cilësoi ditën e sotme të rëndësishme, ndërsa shprehu mirënjohjen për qeverinë norvegjeze dhe atë serbe, që bënë të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me njerëzit e strukturat më të mira e më me dije në Europë, që janë norvegjezët.
“Shpresoj fort se ky bashkëbisedim do të vazhdojë dhe që do t’i kemi me vete partnerët e miqtë tanë norvegjezë për të mbështetur përpjekjet tona për të konceptuar një masterplan rajonal dhe udhërrëfyes investimesh. Falënderoj organizatorët për këtë mundësi dhe pres me padurim që ky dialog që nisi tashmë me këmbën e mbarë, të thellohet”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *