Një incident është regjistruar gjatë takimit dyditor në Pogradec, të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët.
Ndërkohë që po mbante fjalën e tij kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar nga biseda me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj me një nga kolegët të saj.
Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.
“Ça janë këto muhabete, pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani, boll!”, iu drejtua Rama.