Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Bruksel ku po mbahet Konferenca për hapjen e negociatave.
Rama tha se pavarësisht refuzimeve, Shqipëria ja ka dalë që të rezistojë.
Sakaq shtoi se Shqipëria është vendi më i avancuar në rajon.
“Duke filluar sot me negociatat nuk është më e mira, por është shpresëdhënëse për ëndrrën. Nuk ka qenë e lehtë por ne filluam të ecim përsëri, kur morëm shuplaka. Atë që unë besoj se është e vërtetë unë e ruaj. Në ato pak vite të tmerrshme, zinxhiri i refuzimeve u zgjerua nga këto të fundit. Por ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë. Bëhet fjalë që të ardhmen Evropiane. Kërkimi ynë për Evropën duhet të ishte refuzuese, por për kombin shqiptar është o jetë o vdekje. Edhe pse u shtymë padrejtësisht ne i duruam me shumë këmbëngulje. Shqipëria është vendi më i avancuar në rajon”, tha ai.