Rama nga Elbasani: Do krijojmë auto-moto parkun, sipas standardeve të FIA

Kryeministri  Edi Rama sot në qytetin e Elbasanit, tha se përveç planeve dhe investimeve të tjera do të krijohet edhe auto-moto parku.

Kryeministrit e quajti një investim i jashtëzakonshëm krijimin dhe gjithashtu shtoi se  projekti do të jetë sipas standardeve të FIA.

Kjo, për të bërë të mundur edhe zhvillimin e garave të Formula 1. Ndër të tjera, kryeministri tha se ky projekt do të krijojë edhe shumë vende pune duke favorizuar ata që janë zotëruies të gjuhëve të huaja dhe fushë së teknologjisë

“Në Elbasan, për veç të tjerash ne do bëjmë auto-moto parkun, që është një investim jashtëzakonisht strategjik. Auto-moto parku do të bëhet me të gjitha standardet e aprovuara edhe nga FIA, që të mund të bëhen edhe gara të Formula 1. Por një garë e Formula 1, në rast se arrijmë deri aty, se çdo gjë është e mundur, se nuk ia priste mendja njeriu deri para disa vitesh që ne do kishim në Shqipëri një finale europiane futbolli. E patëm! Nëse do arrijmë deri aty, do duhen disa vite dhe është një herë në vit, ama ai auto-moto parku do jetë një vend me shumë mundësi punësimi, për ata që janë me njohur të mira në këtë gjuhën e huaj të teknologjisë.

Auto-moto parku, tani është në garë ndërkombëtare projekti, ndërkohë që puna me zonën fillon, për të krijuar aty një zonë e cila dhe nga pikëpamja mjedisore do jetë një zonë shumë e bukur, do jetë gati në një periudhë kohore 3 vjeçare. Që do të thotë që në momentin që ju jeni drejt përfundimit të shkollës, aty do ketë nevojë për një numër jo të vogël të rinjsh e të rejash që të hyjnë në punë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *