Në një takim me gratë në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçin.
Rama: Luli është shumë më i vërtete se sa “Luluci” që keni këtu. Nuk besoj se ka pasur ndonje kandidat që e ka nisur me nje skenë filmi, kandidati bashkë me nje investitor konsulence që do sillte 400 mijë euro në Elbasan që dalin para populit dhe firmos marrveshjen dhe aty thuhet. Kryetari i ri i bashkisë. Nuk ka kryetari i ri. O je kryetari i bashkisë ose një artist i ri që ke dal në skenë për tu tallur me popullin tënd. Asnjëri nuk është kryetari, as tjetri konsulenti, njeri gënjen për llogari të atyre në Tiranë, tjetri për llogari të këtij në Elbasan