Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një postim në rrjetin e tij social “Facebook”.
Kreu i qeverisë shkroi se fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi moshën 65-vjeç. Nga ky vendim pritet të përfitojnë 50 mijë të moshuar.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se fishat e diabetit tashmë garantohen FALAS për të moshuarit mbi 65 vjeç, duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë