Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Rama ta se Holanda është mjaft e pranishme në Shqipëri, si dhe jemi në prag të një zbulimi të rëndësishëm në nëntokën shqiptare.
“Ne kemi shpresë se së shpejti do ndajmë me opinion publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell po realizon në vendin tonë. Siç çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e zbulimit të rëndësishëm të gazit dhe naftës që do ndikojë të ardhmen e Shqipërisë por do luaj rol në të ardhmen energjetike të Evropës.
Është mundim për dikë që vjen nga Ballkani dhe drejton në Ballkan që të flasë shkurt, jemi konsumator të mëdhenj të kohës e fjalës, por mendoj se është e arsyeshme t’i kaloj fjalën ministres Balluku, për t’ju dhënë disa informacione konkrete, dhe më pas ministres Ibrahimaj”, tha ai.