Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ‘Natën e Nderit’ në Jeruzalem.
Rama tha se Shqipëria ka qenë mike e hebrenjve në kohën më të vështirë dhe kjo është ajo që i lidh.
Sakaq shtoi se vendi ynë i ka mbrojtur me çdo kusht komunitetin hebraik dhe ndëshkonte këdo që i shkelte të drejtat këtyre të fundit.
“Jemi në këtë darkë bujare, mes kaq shumë miqsh hebrenj. Vetëm një psalm mund të na ndihmojë: Shih sa mirë është kur vëllezërit bashkohen bashkë. Ajo që na bashkon si vëllezër është gjithçka veçse një ëndërr. Fakt i njohur që Shqipëria ishte mike e hebrenjve në kohë e tyre më të keqe. Është kjo që na lidh në mënyrë të pakundërshtueshme. Nga 1932 deri në 1945 Shqipëria mbajti komunitetin hebraik duke ndëshkuar këdo që tentoi të shkelte të drejtat. Ka një fakt të panjohur nga hebrenjtë që Shqipëria e asaj kohe miratoi të vetmin ligj me diskriminim pozitiv më atë kohë në Europë. Nga rrëfimet, nga mbreti tek bariu kanë bërë gjithçka për të ndihmuar hebrenjtë. Jemi krijuar për vepra të mëdha që mund të na bëjnë të denjë për njëri-tjetrin”, tha ai.