Qeveria do të ngrejë një task forcë që do të merret me regjistrimin e tokës bujqësore, që është në përdorim nga fermerët pa qenë të pajisur me AMTP.
E paralajmëroi kryeministri Edi Rama nga Kukësi ku pasditen e sotme vijon turin e falënderimeve.
“Një çështje që ka të bëjë me pronën e tokën në fshat, ku njerëzit nuk kanë problem me tjetrin dhe ligji 7501 i ka penguar të bëhen pronarë.
Derisa bëmë ligjin 2020 që njerëzit të bëhen pronarë me letra të tokës së tyre në bazë të dakordësisë me njëri tjetrin Sot kemi marrë hap të parë e brenda dy javësh në qeveri do të kalojmë një vendim për të krijuar një taks force që merret vetëm me këtë punë,” – tha Rama.
Task forca e kryeministrisë do të ndihmojë bashkitë e Kukësit, Tropojës, Malësisë së Madhe Shkodrës dhe bashkitë e tjera në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave.