Nga takimi me qytetarët në Maliq, kryeminstri Edi Rama theksoi sërish rëndësinë e turizmit. Rama i cili ishte për të mbështetur kandidatin e PS Gëzim Topçiu, u shpreh se synojnë që të realizojnë një shëtitore të bukur pas zgjedhjeve të 14 majit.
“Ne kemi mundësi të shohim se e ardhmja është shumë më mirë se e tashmja. Tani është momenti që të vijojmë punë për të lidhur këtë pjesë këtu me pyllin e fazanëve dhe për të lidhur qytetin e peshkut me mrekullinë në krahun tjetër përmes një shëtitoreje të bukur dhe për të bërë të mundur që turistët të vijnë edhe për të vizituar zonën duke hyrë në sinergji të re me Korçën. Këto janë jo vetëm të mundshme por punë që do i realizojmë bashkë me Gëzimin”, tha Rama.
Në përfundim të fjalës, Rama ftoi qytetarët që të kërcejnë ndonëse kishte reshje shiu.