ryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka hedhur pamjet e transformimit të fushës së ish fabrikës së tullave në Lushnje.
Rama shprehet se nga një gangrenë plehrash do të kthehet në një park prodhimi energjie diellore.
“MIRËMËNGJES
dhe me progresin mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektro-energjetik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri.