Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me kryeministrin i Republikës së Çekisë, Petr Fiala, përpara takimit të Komunitetit Politik Europian.
Në një prononcim për mediat, Rama tha se Komuniteti Politik Europian nuk është një ide e re por e rilindur në kohë kriza, ku thekso se Shqipëria është e rrethuar nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europianë. Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, e rrethuar nga vendet e Bashkimit Europian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi europianë”, tha ai.