Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shijak, ku do të hidhet shorti për të përcaktuar shkallën e katin e apartamentit, ku do të strehohen qytetarët e prekur nga tërmeti.
Rama në ‘Facebook’ shkruan se në 31 apartamentet e reja që do të ndërtohen, do të akomodohen brenda muajit nëntor 637 familje të qytetit.
Postimi i plotë:
?Shijak – Vijon hedhja e shortit për të përcaktuar shkallën e katin e apartamentit, në 31 pallatet e reja, ku do të akomodohen brenda nëntorit 637 familje të qytetit, duke e mbyllur përfundimisht plagën e tërmetit në Bashkinë e Shijakut. Deri tani në këtë bashki janë strehuar në shtëpi të reja 802 familje??