Kryeministri Edi Rama bë takimin e mbajtur me dhomat e biznesit ka deklaruar se anketat jo profesionale të biznesit cënojnë punën dhe imazhin e vendit.
Gjithashtu ai tha se duhet të përmirësohet marëdhënia e qeverisë me biznesin, me anë të një dialogu sistematik.
“Dua të përqendrohem në pak pika, në reformim të legjislacionit të dhomës së tregtisë, pas kemi një legjislacion shumë të prapambetur.
Së dyti, është shumë e nevojshme, që marrëdhënia jonë me biznesin përmes Dhomës së Tregtisë, të jetë dinamik në vazhdimësi, dhe pas një takimi me përfaqësuesit dhomave të tregtisë, ne duam të diskutojmë me ju me anë të një dialogu sistematik, një në funksion të transparencës për publikun, dhe partnerët ndërkombëtarë për rezultatet reale.
Në fushën e përmirësimi të klimës së biznesit, mjafton që ti hedhësh një sy transformimit.
Nga procese me radha, sportele etj, kemi kaluar në procese elektronike. Është e pamundur që kjo mos reflektohet.
Është e pamundur që në të jemi e anketave të bëra në mënyrë joprofesionale, që faktikisht cenojnë punën dhe imazhin e vendit dhe klimën e biznesit. Nuk mund të jemi pre e opinionit të rrugëve dhe e opinioneve që nuk kanë lidhje me realitetin”, tha Rama.