Rama nga takimi me kryebashkiakët: Qeveria i mbështet disa ‘flenë gjumë’, Vlora duhet të ishte xixë

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kryebashkiakët në qytetin e Pogradecit.

Rama tha se tashmë që u hapën negociatat me BE-në,vendi duhet të ngrihet në një nivel tjetër në raport me veten. Sakaq ka qenë kritik në lidhje me kryebashkiakun e Vlorës, ku tha se pavarësisht mbështetjes së dhënë nga qeveria ai ‘fle gjumë’.

Ndërkohë ka vlerësuar Lezhën për nivelin e lartë të pastërtisë në plazh dhe punës së bashkisë.

“Në vitin që vjen zgjedhjet kanë një rëndësi të posaçme për një sërë arsyesh, Shqipëria sot është një vend që ka çelur negociatat me BE, dhe që politikisht është ngritur në një nivel tjetër, në marrëdhëniet me botën, me Evropën, me marrëdhëniet me vetë rajonin, por që duhet të ngrihet në një nivel tjetër dhe në raport me veten. Negociatat janë një e përpjetë me sfida të jashtëzakonshme, me kërkesa shumë strikte dhe të forta, dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për këdo që mban një funksion publik.

Kemi bashki që janë shembullore, dhe ka të tjera me më shumë probleme, kemi të gjithë kohën në dispozicion për të kapur trenin, ku janë më të mirët prej jush, Në të gjitha fushat e qeverisjes vendore ne kemi shembuj për të qenë krenarë. Është krenari që PS drejton Lezhën, po të shohim nivelin e pastërtisë në plazh, për shkak të punës shembullore që bën bashkia dhe kryetari i saj”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *