Kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu, theksoi se Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi se ky është një moment i veçantë, duke e lidhur këtë edhe me ndikimin e luftës në Ukrainë, e cila ka rritur rëndësinë e Ballkanit për BE.
Edi Rama: Nuk kemi hequr kurrë dorë, BE është u vetmi vend ku duam të jemi.
Ky është moment është i veçantë dhe më duhet të them edhe falë Vladimir Putin që për shkak të luftës zgjoi nga gjumi edhe më skeptiku, që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë, po aq sa BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët jemi në një gjatësi vale, do të vrapojmë shpejt që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësinë të mos mbyllet pa ne në BE.
Janë detyra shtëpie, një mal për tu ngjitur. Jemi në ngjitje e sipër dhe s’ka dyshim që do të arrijmë atë që duhet arritur.